Prej gjashtë vitesh, këngëtarja amerikane Demi Lovato është e varur ndaj substancave narkotike dhe vetëm një muaj më parë 25 vjeçarja kaloi në koma pas një mbidoze. Falë kujdesit të specializuar, Lovato ia doli të rikthehej në jetë dhe pas vdekjes klinike të mbahej në gjendje të qëndrueshme. Pak ditë më parë, këngëtarja publikoi një mesazh të gjatë duke i bërë të gjithë me dije se është në fazën e rehabilitimit dhe falë dashurisë dhe përkujdesjes së të gjithëve po ia del mbanë.
Postimi i plotë
“ Gjithmonë jam treguar e hapur përsa i përket problemeve të mia me drogën! Ajo që mësova pas gjithë kësaj ishte se një sëmundje nuk “zhduket” menjëherë. Është diçka që duhet ta luftoj me kohën dhe unë ende nuk ia kam dalë. Dua të falenderoj Zotin që jam gjallë dhe mirë. U them të gjithë fansave që u jam mirënjohëse për mbështetjen e dashurinë që më kanë dhënë! Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar ta kaloj këtë periudhë të vështirë. Dua të falenderoj familjen time dhe ekipin mjekësor që kanë qëndruar krah meje gjatë gjithë kohës! Pa ata, unë nuk do të isha sot këtu, duke shkruajtur këtë letër. Kam nevojë të shërohem e të fokusohem tek qëllimi im: të shpëtoj nga varësia e drogës! Dashurinë që më keni dhënë këtë periudhë s’do e harroj kurrë! Duke vazhduar, duke luftuar!”

Advertisement