A woman checks the Facebook Inc. site on her smartphone whilst standing against an illuminated wall bearing the Facebook Inc. logo in this arranged photograph in London, U.K., on Wednesday, Dec. 23, 2015. Facebook Inc.s WhatsApp messaging service, with more than 100 million local users, is the most-used app in Brazil, according to an Ibope poll published on Dec. 15. Photographer: Chris Ratcliffe/Bloomberg via Getty Images

Facebook po teston një tjetër ndryshim madhor i cili do t’i zhdukë tërësisht postimet e papaguara nga kryefaqja e përdoruesit të zakonshëm.

Por, një ndryshim i tillë do të ishte katastrofik për gjithë botuesit dhe mediat online që gjejnë audiencë nga rrjeti social. Sipas “The Guardian”, sistemi i ri po provohet në gjashtë shtete duke përfshirë Sllovaki, Serbi dhe Sri Lanka. Pothuajse gjithë postimet e papaguara janë hequr nga kryefaqja normale, duke e lënë atë të populluar vetëm me postimet e miqve dhe reklama.

Advertisement

Pra, më thjeshtë, do të thotë që një përdorues i zakontë do të shohë fotot dhe statuset që postojnë miqtë e tij, do të shohë reklama dhe linqe të promovuar. Por, nuk do të shohë përmbajtjet e faqeve të ndryshme, pavarësisht se i ka pëlqyer ato. Një kryefaqe pa lajme.

Brenda natës, nga e mërkura të enjten, 60 faqet me më shumë ndjekës në Sllovaki pësuan një rënie drastike të reach-it organik. Thuajse dy të tretat deri në tre të katërtat e reach-it ra menjëherë. (*Reach është numri i personave që kanë parë një postim specifik)

Provat filluan të enjten dhe që tani ndihen pasojat që do të kishte një ndryshim i tillë. Nëse një faqe web-i që mbështetet kryesisht tek audienca e Facebook-ut, nuk ka diversitet në mënyrën si gjeneron vizituesit, do të vërë re një rënie katastrofike klikimesh.

Në një deklaratë, Facebook pranoi se po testonte dy lloje të ndryshme kryefaqesh, një me postimet e miqve dhe një me postimet e faqeve të pëlqyera, pasi sipas tyre, kjo është kërkuar me kohë nga përdoruesit. Sidoqoftë, tani për tani, nuk kanë në plan ta bëjnë këtë ndryshim botëror.