Eve rikthehet për më mirë

Eve ka publikuar një singëll të ri “Make It Out This Town”. Ky është singëlli më i fundit i artistes nga albumi “Lip Lock”, data e publikimit të së cilit është shtyrë disa herë. “Make It Out This Town” është realizuar në bashkëpunim me 

 Gabe Saporta i Cobra Starship dhe konsiderohet si kryesori i albumit, sidomos pas debutimit të keq të atij me titull “She Bad Bad”. Këtë herë Eve vjen nën ritëm të ndryshëm nga i mëparshmi dhe kënga tingëllon më radiofonike e me më tepër gjasa që të ketë sukses. Urojmë vërtetë që ky singëlli i ri t’a ndihmojë artisten në sa më shumë transmetime radiofonike, gjë që do t’i japë “një dorë” edhe me publikimin e albumit më 14 Maj.

Nëse jeni kurioz dëgjojeni, ja tek e keni:

Advertisement

http://soundcloud.com/chosenone-4/eve-make-it-out-this-town-feat