Nën gjurmët e Janet

Këngëtarja R&B Ciara gjithnjë ka deklaruar se ndjek gjurmët e Janet Jackson dhe në singëllin e saj më të fundit “Body Party”, ka zgjedhur pikërisht të këndojë me stilin e idhullit të saj. Gjithashtu edhe për koverin e singëllit ka zgjedhur të rikrijojë singëllin klasik të “All For You” (mund të shihni foton pakëz më poshtë). Prodhuar nga 

 Mike Will Made It dhe shkruar nga i dashuri i saj Future, ka një sample nga hiti klasik “My Boo” i Ghost Town DJs’. Ky është padyshim singëlli më i fortë i artistes publikuar që prej kohëve të “One Woman Army” dhe i ka të gjitha shanset që të transmetohet së tepërmi nëpër radiot mbarë botërore. Sigurisht që do t’a dëgjoni shumë edhe në NRG ☺. Ja tek e keni. Shijojeni…

Advertisement

Ja dhe koveri i ALL FOR YOU të Janet Jackson…

Janet Jackson -  All FOr You cover