Aktorja e famshme Eva Longoria, 43 vjeçe, ka lindur fëmijën e saj të parë.
Ajo solli në jetë një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique.
Aktorja dhe burri i saj, Jose ‘Pepe’ Baston ndanë lajmin e lumtur ekskluzivisht për revistën “Hola!”.
Jose Baston është baba i dy vajzave dhe tani, në moshën 50-vjeçare, u bë edhe me një djalë.
Eva është njohur për herë të parë me Jose-n përmes një miku të përbashkët në vitin 2013 dhe ata u martuan vetëm dy vjet më parë.
Aktorja është edhe njerkë për tre fëmijët e Jose-s: Natalia, 22 vjeçe dhe binjakët Mariana dhe Jose, 14 vjeç, nga martesa e tij e parë me Natalia Esperon.