Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, prej pak ditësh është bërë nënë për herë të tretë.

Pritja e ëmbël u finalizua me lindjen e vajzës Damar Brooklyn Sollaku në SHBA. E pasi morëm vesh emrin, në një intersvitë për Living, Estela është shprehur: “Doja një emër shqiptar, që të tingëllonte bukur dhe të mbaronte me bashtingëllore, si Lorest dhe Sharmin” ! Estela ka ditur të zgjedhë emra unikë për vajzat, por mesa duket vogëlushja që prej pak ditësh ka ardhur në jetë do të kishte dhe një emër të dytë. Midis Brooklyn, Bronx dhe Manhattan, Estela zgjodhi Brooklyn, sepse pikërisht këtu i erdhi fundi pritjes së ëmbël.

Advertisement

Më pas ajo ka realizuar edhe një set fotografik si dhe ka ndarë një foto të plotë të vogëlushes në Instagramin e saj.

Hello world! I am Damar Brooklyn ??? ? @zefjakaj_photography

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on