Princ William është një fans i madh i motoçikletave, por përgjegjësitë ndaj familjes e kanë bërë mbretin e ardhshëm të heqë pak dorë nga hobi i tij i dashur.

 Gjithsesi, kur Dukës së Kembrixh iu dha mundësia për të testuar motoçikletat nga prodhuesit më të mëdhenj të motorrëve, ai ishte, kuptohet, mjaft i emocionuar…

Advertisement

Ndërsa ishte duke vizituar kompaninë e motorrave, Triumph Motorcycles, në Leicestershire të martën, vendosi kaskën dhe mori për një xhiro modelin e Triumph Tiger 1200.


Mendojmë se i shkon shumë…