“Ervinit me dashuri”, Rozeta Dobi i vodhi unazën e martesës me dedikim, Karamuço për BW: Vinte rrallë herë për të pastruar…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka rënë gjithashtu pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi.

I kontaktuar nga Balkanweb ai tregoi se pastruesja ka vjedhur unazën e martesës në shtëpi, unazë e cila nuk është kthyer ende.

Advertisement

“Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”.