Gripi që kushton shtrenjtë/ Recetat për mjekim shkojnë në mijëra lekë!

Pasi dalin nga vizita tek mjeku, ndalesa e radhës për qytetarët e sëmurë si nga virozat ashtu edhe gripi, është farmacia, ku me recetë në duar presin të marrin ilacet.

Kjo recetë shkon deri në 5 mijë lek, pa përfshirë këtu rastet kur nevojiten dhe pajisje mjekësore.

Advertisement

“Receta shkon rreth 5 mijë lek të reja e cila përmbën vitamina,antibiotikun edhe një ekspektorant shoqërues por problemi lind kur duhet të marrin edhe një aparat aerosoli ekstra të cilat janë me kosto pak më të lartë. Më i liri që ne sugjerojmë shkon 3 mijë e 500 lekë të reja e lartë”, tha Alba Rustemi, farmaciste.

Këto janë ksoto të larta për t’u përballuar sidomos nga pensionistët, të cilët me vështirësi ia dalin të mbyllin muajin.

“Kosto goxha e ngarkuar për pacientët, për ekonominë shqiptare por janë ndërgjegjësuar dhe i kanë marr të gjitha mjekimet sic iu ka thënë mjeku por për tu ankuar patjetër që po”, shtoi farmacistja.

“Më mbajti 8 ditë, mora antibiotikë, ato më bën 11 mijë e 500 lekë për tre ditë. Totali shkoi aq shumë sa e prishi terezinë e muajit. Kush do na i paguaj ne, i paguajm vet”, tha një pensioniste.

Fundi i muajit dhjetor por edhe janari kanë pasur një fluks të lartë të sëmurësh, që kanë prekur të githa grupmoshat. Temperatura e lartë, kolla, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes kanë qenë simptomat më të shpeshta që kanë zgjatur deri në 10 ditë.