Ermali, Ami dhe vogëlushja Sia… duken kaq bukur bashkë! (Foto)

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga dita kur Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të dytë, me vogëlushen, Sia.

Sigurisht që kurioziteti për të parë Sian është i madh, pavarësisht se çifti është treguar mjaft i rezervuar, duke mos postuar foto me të. Megjithatë Ermali nuk ka duruar gjatë…

Advertisement

Moderatori i “Xing me Ermalin” ka postuar një foto ku shfaqet me Amin dhe vogëlushen, për të cilën, Ermali është kujdesur të mos i duket fytyra.

Megjithatë, mesa shohim në foto, e vogla është rritur mjaft dhe të tre duken shumë të lumtur bashkë, por duhet ta pranojmë që në këtë postim ndihet mungesa e bukuroshit, Joel.