Sot në mbrëmje mos humbisni në sheshin Skëndërbej, kantautorin fitues të Sanremos, Ermal Metën.
Koncerti do të jetë pa pagesë dhe vjen si bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë në nder të Festës së Republikës Italiane dhe miqësisë së dy vendeve.
Meta ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku ka zhvilluar një takim special me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbërt të Bashkisë. Qe Erion Veliaj ai që i postoi fotot në Twitter dhe Instagram:
Këngëtari dha dhe një konferencë për shtyp, ku ndër të tjera foli për Eugent Bushpepën.
“Genti këndoi më mirë nga ne të tre”, tha Ermali referuar tre shqiptarëve të Eurovizionit. “Dhe më erdhi turp që Italia dha 0 pikë. Madje po jua them, bëra dhe një sherr të vogël”, tha këngëtari që pavarësisht se u rrit dhe u formuar profesionalisht në Itali, nuk e hodhi poshtë vendin e tij, Shqipërinë.
Teksa foli për këngën “Non mi avete fatto niente”, ai tha se kënga mund të japë një këngë mund të japë shpresë dhe ky ka qenë synimin edhe i kësaj kënge të suksesshme.
“Ne vendosëm të shkruajmë këtë këngë se në të gjithë botën ka një ndjenjë frike të përhapur. Nuk besoj se një këngë mund ta ndalojë luftën, po mund të japë një shpresë të vogël për ata që kanë frikë, që kanë ndjenja të tilla. Çdo gjë kalon, të gjithë njerëzit nuk mendojnë kurrë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë dhe mendojmë që më të egrit e të gjithë njerëzimit të kishin menduar se jeta e tyre s’do të kishte qenë pa fund do të kishin shpenzuar më mirë kohën që kishin. Këtë thotë kënga, koha do kalojë dhe shndërrojë çdo gjë, sepse jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër”.
Më tej, ai thotë se ka shkruar edhe disa këngë në shqip. “Kam shkruar disa këngë në shqip, po jam rritur në Itali, dhe zhvillimin e kreativitetit nga ana e gjuhës e kam bërë në italisht dhe nganjëherë më bëhet e vështirë të shkruaj diçka në shqip. Gjuha shqipe është shumë e pasur si gjuhë me tinguj, dhe nganjëherë bëhet shumë e komplikuar që të japë tingullin që unë kërkoj. Kam bërë 2-3 dhe më ka pëlqyer si rezultat, kam nevojë ta studioj në mënyrë më të saktë”.