Erion Veliaj zbulon nepsin më të shëndetshëm të shtatzënisë së Ajolës

Mbrëmë, i ftuar në Top Arena, Veliaj foli për shtatzëninë dhe emocionet që e shoqërojnë:

“Ndjesia më e bukur që kam provuar ndonjëherë në jetë,” tha ai dhe shtoi se Ajola ka neps për spinaq. “Spinaqi, e do shumë spinaqin”. As ëmbëlsira dhe as të kripura, por spinaq.

Në fakt, nepsi, më tepër sesa një nevojë për një ushqim të caktuar, është një dëshirë e fortë që nxit ndjesinë e urisë dhe që është shumë e fortë për t’i rezistuar.

Çokollata, akullorja, patatinat, turshitë apo ushqimet pikante janë disa nga shëmbujt më tipikë që gjatë fundit të tremujorit të parë kërkohen nga shtatzëna, por Ajola qenka ndryshe.

Shkencërisht kjo dëshirë nuk shpjegohet plotësisht. Mund të jetë ndryshimi i preferencave dhe i ndjesisë së shijimit të ushqimit, luhatja e hormoneve apo nevoja për përkujdesje që ka nëna e ardhshme.

Kryebashkiaku i Tiranës dhe Ajola Xoxa janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një djalë i cili pritet të vijë në jetë në vjeshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -