Era shuan kuriozitetin: A këndoi live në finalen e Botërorit?

Një ditë pas finales të Botërorit “Rusi 2018”, Era ka ndarë me fansat në Instagram një seri fotosh nga performanca e saj, ku shprehet mjaft e lumtur për pjesëmarrjen.

“Copëza nga performanca e kaluar, një nga ditët më të bukura të jetës sime”, shkruan ajo.

Advertisement

Por një prej komentuesve ka ironizuar Erën teksa i shkruan se “sinkronizimi i buzëve ishte perfekt”, duke aluduar se nuk këndoi LIVE.

Por, nuk ka vonuar përgjigja e Erës: “Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar LIVE. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur të postojnë videon zyrtare”, ia kthen ajo.