Era Istrefi pushton Amerikën

Revista V Magazine i kushton një editorial special këngëtares Era Istrefi.

Duke e cilësuar si Rihanna-n shqiptare, revista thotë se këngëtarja Istrefi po pushton tashmë edhe Amerikën. “Ndërsa qëndron në New York, këngëtarja ka realizuar një set fotografish me mikun e saj Fadil Berisha si pjesë e këtij shkrimi ekskluziv. Veshur me lateks të zi dhe me buzë të kuqe flakë, Era – e cila prej vitesh ka marrë këshilla nga motra e saj – u transformua para objektivit. Ajo ka lindur për të qenë në qëndër të vëmëndjes”, shkruan V Magazine. Ndërkaq pak ditë më parë është publikuar video më e fundit e saj “13”, këngë e cila, thotë Istrefi është frymëzuar nga një dashuri e humbur.

Advertisement