Prezantuesit e edicionit të 53-të të festivalit të këngës

Floriana Garo, Turjan Hyskaj dhe Liberta Spahiu do të jenë prezantuesit e edicionit të 53-të të festivalit të këngës.

Pasi është hedhur shorti, janë përcaktuar dhe këngët që do të këndohen në natën e parë dhe të dytë të festivalit që do të zhvillohet përgjatë 3 ditëve, 26, 27 dhe 28 dhjetor. Ndërkaq, në sallën e orkestrës së RTSH-së vazhdojnë çdo ditë provat me 26 këngët konkurrente. Patrizia Bocconi është skenografe e festivalit, ndërsa Marcelo Lazzeti, drejtor fotografie. Ndërkaq, 26 këngët këngët konkurrente janë ndarë në dy pjesë, nga 13 për secilën natë, ndërsa natën e tretë, më 28 dhjetor, do të interpretohen 18 më të votuarat nga juria.

Advertisement