Këngëtarja shqiptare Era Istrefi që pas suksesit ndërkombëtar të Bon Bon, duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Bashkëpunimi i saj i fundit është ai me reperin rus Eldzhay dhe kënga titullohet “Sayonara detka”. Por mesa duket Era ka ndërmend të sjellë një këngë te re dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim të rëndësishëm.
Ajo do të sjellë këngën “Let’s get married” me reperin Offset.
Ky i fundit është i njohur në të gjithë botën edhe për shkak të martesës së tij me reperen Cardi B me të cilën ka dhe një vajzë.
Bashkëpunime të tilla janë shumë të rëndësishme për figurën e Erës, e cila ndryshe nga shqiptaret e tjera me famë botërore e nisi rrugëtimin me një këngë shqip.
/News31.al/