Prej ditësh kanë shpërthyer thashethemet lidhur me një bashkëpunim të mundshëm mes Era Istrefit dhe Nicki Minaj. Por sipas Blitz.al ky lajm nuk është i vërtetë. “Burime shumë të afërta pranë këngëtares kanë thënë ekskluzivisht për Blitz.al se lajmi nuk është aspak i vërtetë. I vërtetë është lajmi që pas publikimit të versionit anglisht të këngës “Bon Bon”, kënga e dytë që do të realizojë Era për tregun amerikan është një bashkëpunim, por jo me Nicki Minaj”, thuhet në raportimin e Blitz. Për momentin Era ndodhet në Kosovë, por brenda pak ditësh ajo do të fluturojë drejt Los Angeles, ku do të finalizohet edhe projekti i saj i rradhës.