Drake së shpejti me album të ri

Këngëtari kanadez do të nxjerrë së shpejti në treg albumin e tij më të ri. Reperi njoftoi nëpërmjet Twitter-it se albumi “Views from the 6” do të dalë më 29 prill. Ai gjithashtu vuri në dijeni fansat se albumi do të jetë ekskluziv për Apple Music, ashtu si dy këngët e albumit që tashmë janë publikuar, “Pop Style” dhe “One Dance”.  Ky album vjen 3 vjet pas atij të nxjerrë në treg në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe Drake ka qenë i pranishëm në treg me projekte të tjera  muzikore: këngë dhe “mixtape”.

Advertisement