Era Istrefi dhe futbollisti i Napolit, Amir Rrahmani prej gati një viti janë një nga çiftet më të dashur dhe të përfolur të showbizit shqiptar. Por duket se çifti po kalon një krizë.
Një detaj i vogël tregon se gjerat mes çiftit nuk po shkojnë shumë mirë dhe se kanë pësur një krisje në marrëdhënie, kjo pasi nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Era Istrefi dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani u përfolën se kishin nisur një histori dashurie që prej muajit maj kur Era shkoi në stadiumin “Diego Armando Maradona” për ndeshjen Napoli-Inter.
Gjithashtu këngëtarja ndau disa foto nga një hotel në Kapri, ku në të njëtën kohë në të njëjtin vend dhe hotel ishte edhe Rrahmani, bashkë me skuadrën e Napolit.
Më pas vetë këngëtarja e njohur, Era Istrefi, gjatë muajit korrik konfirmoi se është ishte në një lidhje dashurie me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin duke postuar disa foto duke ndjekur garat e Formula 1 në Austri.