Juristja Eni Çobani, e njohur për rubrikën e saj “Shihemi në gjyq” tek spektakli e “E diela shqiptare” është shoqëruar për në policinë e Gjirokastrës.
Lajmin e bën me dije Report Tv, sipas të cilit, pak orë më parë ka pasur një çështje në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.
Denoncuesja Rudina Islamaj është pala kundërshtare me juristen, pasi është nusja e klientes së Çobanit dhe ka kërkuar që të zbardhen të gjitha audio-regjistrimet ku pretendon se është kërcënuar.
Raportohet se ka pasur një çështje pronësie dhe personat e përfshirë në këtë çështje kanë qenë më parë edhe në seancën e ndërmjetësimit te “E diela Shqiptare” me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin.