Një nga këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar, Eneda Tarifa, do të jetë përsëri pjesë e ekranit në një projekt aspak humoristik.

Nëpërmjet një postimi në instagram, The Voice Kids, ka bërë me dije se një tjetër artiste që do të ulet në karrigen e nxehtë të jurisë do të jetë Eneda Tarifa.

Advertisement

 

Këngëtarja e shumë trofeve do të jetë përsëri pjesë e Top Channel, ku pas shkëputjes si një nga prezantueset e programit humoristik “Portokalli”, ajo ka vendosur të rikthehet në një pozicion që ndoshta shumë do kishin dashur ta shihnin edhe më parë.

Pak nga pak po zbulohen edhe anëtarët e jurisë të këtij sezoni të ri të The Voice Kids. Kujtojmë se Miriam Cani, ka qenë anëtarja e parë e jurisë e zbuluar për këtë sezon.

Tashmë mbetet për t’u parë se cilët do të jenë dy anëtarët e tjerë të jurisë, sigurisht nëse do të ketë dy…