Mediat italiane kanë shkruar sërish për shqiptarin Enriges Kavalli, 20 vjeçarin i cili disa kohë më parë rrëmbeu dy infermiere nga spitali dhe kreu me to akte të paimagjinueshme për një mendje të shëndoshë.

I riu kishte mbërritur në qendrën mjekësore për një kurim dhe ishte nën një masë sigurie, kur papritmas ka rrëmbyer dy infermiere. Njërën e ka përdhunuar për një natë të tërë, ndërsa infermierja tjetër ka qenë e lidhur dhe dëshmitare e tmerrit.

Prokuroria ka kërkuar për të riun shqiptar 10 vjet burg dhe një gjobë të majme. Aktualisht Enriges Kavalli ndodhet në burgun e Teramos në Itali.

Dy infermieret në fjalë nuk kishin qenë viktimat e para të përdhunuesit serial, pasi 3 vite më parë i riu nga Shqipëria kishte rrëmbyer një tjetër infermiere nënë kërcënimin e armës