Enca përflitet shpesh nga mediat rozë për fotot e saj provokuese, por asnjeherë nuk është zbuluar asgjë për jetën e saj private.
A është e lidhur Enca?
Mesa duket Enca qenka e lidhur dhe i dashuri i saj jeton në Amsterdam. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të saj në Instagram, ku për Shën Valentin ka zbuluar surprizën që i ka bërë partneri dhe një letër ku ai i shpreh dashurinë.
“E dashur, në ditën e Shën Valentinit po shpresoj, ashtu siç shpresoj gjithmonë, që ti do e kuptosh se lumturia që kam, është për shkakun tënd”,- shkruhet në letër.
Enca shumë e lumtur ka ndarë një video ku shihet duke mbajtur një tullumbac me arush ku shkruhet “Të dua kaq shumë”. Dhe më vonë ka postuar një foto ku tregon se ndodhet në Amsterdam e me këtë ka zbuluar se i dashuri i saj jeton atje. Siç duket kjo është edhe arsyeja pse Encën e shohim të udhëtojë shpesh drejt Amsterdamit.