Brooklyn është fëmija më i madh i David dhe Victoria Beckham dhe kohët e fundit ai ndodhet larg familjes, pasi po kryen studimet në shkollën e dizajnit në New York.
Sidoqoftë, në 43-vjetorin e lindjes së të atit Brooklyn Beckham dëshmoi se familja është e para çdo gjëje, pasi ai gjeti kohë të vijë në Londër për të festuar së bashku me familjen ditëlindjen e babait.
Futbollisti ishte aq i emocionuar nga surpriza saqë nuk ishte gjendje të merrte veten, por vetëm puthte të birin.