Pas zgjedhjes së Donald Trump president të SHBA-së, shumë artistë kanë dal hapur kundër tij dhe politikave që ai ndjek.
I fundit që ka reaguar përmes muzikës që bën ka qenë reperi, Eminem. Ai ka ka krijuar disa vargje rep kundër drejtuesit të Amerikës në BET Hip Hop Awards.
Eminem kritikon presidentin për qëndrimin e tij ndaj migracionit, kontrollit të armëve dhe katastrofave natyrore. Në fjalët e tij 44-vjeçari i referohet parardhësit Barack Obama, për të cilin thotë se ka pasur më shumë mbështetje se presidenti i 45-të.
Në vargjet e tij Eminem shprehet “Më mirë mbështesim Obamën, pasi ai që kemi në zyrë tani është një kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”.
Në fund Eminem e mbyll duke thënë “Pjesa tjetër e Amerikës të ngrihet në këmbë. Ne e duam ushtrinë tonë dhe ne e duam vendin tonë, por ne e urrejmë Trumpin”
Mesa duket Tump i ka keq punët me artistët e vendit që drejton…