Modelja e famshme me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka arritur të na bëjë shumë krenarë me arritjet e saj në fushën e modelingut në SHBA dhe dhe më tej.
Por, pavarësisht famës ajo nuk e harron kurrë origjinën, duke e përmendur Shqipërinë kudo që i jepet mundësia. Megjithatë ajo që na bie më shumë në sy është fakti se Emina i flet shpesh shqip të bijës duke e mësuar në këtë mënyrë me gjuhën e prejardhjes së saj.
Disa ditë më parë ajo publikoi disa video në Instastory ku e mësonte vogëlushen Elle të hante byrek dhe i fliste asaj shqip. Këtë herë ajo ka publikuar një tjetër video me të bijën ku e mëson atë të këndojë këngë shqiptare për fëmijë. Kënga që dëgjohet në sfond është “Zilja tringëllon” dhe sigurisht që Emina e njihte aq mirë sa ja këndonte princeshës së saj të vogël.