Emina Çunmulaj zbulon një fiksim të saj (Video)

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është duke u bërë shumë shpejt nënë për herë të dytë dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj momente nga shtatzënia. 

Këtë herë modelja ka vendosur të na prezantojë me garderobën e saj duke treguar “rrëmujën” që ka shkaktuar për të gjetur veshjen e duhur për një set fotografik që do të realizojë së shpejti.

Advertisement

Emina ka postuar në Instagram Story një pjesë të garderobës dhe ajo që bie në sy janë këpucët e panumërta që ka, shumica e markës luksoze Christian Louboutin. Modelja shkruan: “E fiksuar pas këpucëve”. Padyshim që garderoba e Eminës është garderoba e ëndrrave për shumë vajza.