Ajo ka treguar gjithmonë sa e lumtur dhe me fat është që ka një bashkëshort si Sam Nazarian…

Megjithatë Emina Cunmulaj këtë herë ka menduar të provokojë të shoqin me një pyetje të bërë në WhatsApp të cilën më pas e ka publikuar në Instastory.

Advertisement

Teksa i ka dërguar një foto të një nga supermodeleve më të famshme të viteve 90′ si Linda Evangelista me flokë të shkurtra,  e pyet se nëse edhe ajo do t’i priste ashtu, a do ta divorconte? Përgjigjia e tij ka qenë shkurt dhe qartë: “Po!”.

Edhe pse modelja më pas ka tentuar ta bindë, nuk ia ka dalë dot. “Po përpiqem ta bind, por nuk po shkon dhe aq mirë”, shkruan ajo me shaka.

Ne gjithsesi mendojmë se duhet ta provojë…