Emina Cunmulaj ka krijuar një familje shumë të bukur me bashkëshortin dhe vajzën e saj, ndërkohë që ata po presin antarin e katërt të familjes.

Bashkëshorti i saj duket mjaft i përkushtuar dhe romantik dhe nuk kishte si të mungonte surpriza e tij për Shën Valentin. Bashkëshorti i Emina Cunmulajt, Sam Nazarian i kishte përgatitur modeles për Shën Valentin një nga ato surprizat që mbahen mend gjatë. Ai ja kishte mbushur shtëpinë me trëndfila dhe tollumbace dhe i ka dhuruar dhe një çantë Chanel. Ndërsa vetë Emina e uron dashurinë e saj me një foto ku Sam i kap të pasmet.

Advertisement