Emigranti shpëton fëmijën nga rënia, Macron i jep nënshtetësinë franceze (Video)

Nga një emigrant i thjeshtë, një 22-vjeçar nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë ose “Spider-Man-i i Parisit”, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtje 5 kate të një ndërtese duke u kacavjerrë nëpër ballkone për t’i shpëtuar jetën një fëmije qe ishte duke rënë.

Videoja e shpëtimit spektakolar të Mamoudou Gassamas u bë virale në rrjetet sociale.

Advertisement

Në më pak se një minutë ai tërhiqet nga ballkoni në ballkon dhe kap 4-vjeçarin. Në ndihmë i doli edhe fqinji nga ballkoni tjetër, shkruan BBC.

Presidenti Emmanuel Macron ftoi Gassaman në Pallatin Elysee të hënën për ta falënderuar personalisht.

Gjithashtu, autoritetet i kanë premtuar se do ta mbështesin në rrugëtimin e tij për t’u bërë shtetas i ligjshëm francez, por pas aktit të tij altruist, Macron do t’i japë nënshtetësinë menjëherë.

Pas incidentit, Gassama tha për mediat: “Nuk mendova, e shpëtova. Kur e mora në krahë, i fola dhe e pyeta ‘Pse e bëre?’ por s’mu përgjigj.”

Sipas autoriteteve franceze, prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi në momentin e incidentit. Babai kishte dalë për pazar, ndërsa e ëma nuk ndodhej në Paris.