Elvana Gjata vazhdon të na mahnitë me serinë e saj të fotove që shpesh duken sikur janë bërë enkas për revista mode si Vogue.
Veshur me kostumin e Versace, shkëputur nga koleksioni më i fundit, por duke sjellë ndërmend vitet ’80 plot ngjyra dhe ritëm, këngëtarja vazhdon ende të pyesë në Instagramin e saj: “Ku?”
Këtë do e zbulojmë së shpejti, por ndërkohë le të shijojmë pak këtë set fotosh realizuar nga fotografi Stefan Dani.