Ajo na ka treguar se nuk di të pushojë dhe është gjithmonë në kërkim të suksesit…

Po flasim për yllin, Elvana Gjata, e cila di se si të shkëlqejë në çdo dalje të saj.

Advertisement

Disa ditë më parë ajo njoftoi në Instagram se shumë shpejt do të publikonte këngën e saj më të re, por pa dhënë më shumë detaje. Ndërsa sot Elvana ka zbuluar se në këtë këngë nuk është vetëm, por në bashkëpunim me një reper të njohur.

Bëhet fjalë për reperin Ty Dolla $ign, me të cilin Elvana ka bashkëpunuar për këngën më të re “Off Guard”, që do të publikohet në datën 6 prill. Sigurisht që dhe në këtë projekt këngëtarja shqiptare po bashkëpun me producentin Poo Bear, me të cilin ka bashkëpunuar dhe për këngën “Forever is Over”.