Elvana Gjata për herë të parë në një film me Ermal Mamaqin dhe aktorin e famshëm

Papritur, ditën e djeshme Ermal Mamaqi ngacmoi kureshtjen me postimin e tij ku shfaqej me dy djem të tjerë në një sheshxhirim e ku shkruante “Dita e parë”.

Advertisement

Pikërisht, “dita e parë” nënkuptonte fillimin e xhirimeve të komedisë romantike me metrazh të gjatë, ku sipas Gazeta Express mësuam se do të titullohet “Dy Gisht Mjaltë” dhe jo vetëm kaq. Pjesë e kastit të aktorëve do të jetë dhe këngëtarja Elvana Gjata, ku për më tepër do të ketë një rol kryesor dhe nuk mbaron sërish me kaq…

Përveç të tjerave edhe nga Anabel thuhej se filmi do të rikthejë një prej aktorëve më të njohur të komedisë shqiptare, Koço Devolen. Emra të tjerë po aq të njohur, si Olta Daku, Marjana Kondi, do të jenë gjithashtu pjesë e “Dy gisht mjaltë”. Burime të tjera për radionrg.al thonë se edhe masterchef-i Renato Mekolli mund t’i bashkohet kastit të aktorëve.

Produksioni dhe stafi organizues mësohet të jenë nga Turqia. Një lidhje e tillë mund të jetë mundësuar nga Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i Almeda Abazi.

Nga programi “You & Me” në Radio NRG po përflitej gjithashtu se xhirimet do të vazhdojnë gjatë muajit gusht dhe shtator si dhe bashkë me Ermalin dhe Elvanën mund të aktrojë dhe i famshmi Blerim Destani. Le të kryqëzojmë gishtat!

primera division #qunto

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on