Në prezantimin e mini-albumit “3”, u përfol shumë për faktin që grimi i saj ishte i thjeshtë, por e tregonte Elvanën mahnitëse.

 Pikërisht për këtë grim kaq natyral, grimieria e saj zbuloi se: “[Për] Pyetjet, mesazhet tuaja sesa kohë na mori realizimi i këtij grimi, përgjigjja është hiç më pak se 65 minuta (pastërtia merr kohë)”, u shpreh ajo në një postim në Instastory.

Advertisement

 Mesa duket nuk mbaron me kaq…

Në postimin e radhës në Instagram, Elvana na tregon përsëri sa bukur duket nën rrezet e diellit, por shkrimi krahas videos na le të kuptohet se grimierja nga Kosova ka kaluar të njëjtën sfidë.

“Dhe prap⚔⚔⚔ @sellmakasumoviq @kacilleshi”, shkruan Elvana, me shpatat e kryqëzuara të cilat nënkuptojnë “luftë”.

Dhe prap⚔⚔⚔ @sellmakasumoviq @kacilleshi

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 Epo, sido që të jetë, rezultati është magjepsës!