Elvana Gjata kthehet në frymëzim për fëmijët e “The Voice Kids” (Video)

Mesa duket Elvana Gjata është kthyer në frymëzim dhe fatsjellse për fëmijët e “The Voice Kids” këtë sezon në Top Channel.

Në fillim ishte Danjela, e cila bëri për vete të gjithë shqiptarët me historinë e jesës në fshat, por edhe me talentin e saj. Ajo i emocionoi të gjthë me këngën e Elvana Gjatës “Me ty” dhe bëri që të tre trainerët të kthehen për të.

Advertisement

Ndërsa mbrëmjen e djeshme ishte dhe një tjetër vogëlushe që zgjodhi sërish një nga hitet e Elvanës. Hana kishte zgjedhur të këndonte baladën “Si unë”, e shkëputur nga “Acoustic Live Session” të Elvanës. Ajo gjithashtu arriti të ngrej në këmbë publikun me zërin e saj dhe bëri që Miriami dhe Eneda të kthehen për të.

Siç duket vogëlushja nga Fushë-Kosova është fanse e Elvanës dhe përzgjedhja e këngës nuk e zhgënjeu aspak, përkundrazi nxorri në pah talentin e saj.