Tashmë është bërë zakon që në çdo finale të “The Voice” të ftohet një nga këngëtarët më në zë të momentit.

E ftuara speciale e këtij viti do të jetë pikërisht Elvana Gjata, e cila është rikthyer fuqishëm me 6 hitet që nxorri nga mini-albumi “3” dhe së fundmi me super-hitin “Off Guard” në bashkëpunim me reperin “Ty Dolla $ign”.

Advertisement

Elvana prej kohësh po zhvillon karrierën e saj përtej kontinentit, ku pas albumit me artistë të famshëm në Amerikë e botë, Elvana po kryeson listat me bashkëpunimet e saj të cilat duket se nuk kanë të sosur. Së fundmi ylli shqiptar kryesoi dhe top-listën në Top Channel me tre vendet e para.

Me siguri nata e sotme do të jetë vërtetë magjike me zërat e gjashtë fëmijëve finalistë dhe me performancën e Elvanës, e cila nuk dihet ende se silat këngë do të këndojë.

Finalisët e “The Voice Kids” janë: Sindi Goma, Ana Kodra, Denis Bonja, Frensi, Klea Çutra  dhe Rita Daklani.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim orën 21:00 për të zbuluar surprizat dhe fituesin e këtij edicioni…