Elvana Gjata dhe Ylli Limani i vënë vulën verës!

Artistët shqiptarë na kanë surprizuar të gjithë me bashkëpunimet e tyre këtë verë dhe deri tani numërohen shumë hite, por Elvana Gjata dhe Yll Limani sapo na sollën një projekt si qershia mbi tortë. Bëhet fjalë jo për një, po për dy këngë që vijnë brenda një videoklipo 5:23 sekondësh. Kënga e parë mban titullin “E di” dhe teksti i saj është shkruar nga vetë artistët, të cilët janë kujdesur edhe për muzikën në bashkëpunim me Fatjon Miftarin. Ky i fundit mban edhe vulën e producentit. Një marrëdhënie e komplikuar, plot dashuri e vuajtje, e shumë pasiguri- është kjo përmbajtja e tekstit të kësaj kënge e përshkruar me disa epitete. Këtë herë dy artistët kanë zgjedhur ta shprehin dhimbjen nëpërmjet një melodie shumë ritmike.

“Marre” mban titullin kënga e dytë, teksti dhe muzika e të cilës janë punuar po nga Elvana e Ylli. Ndryshe nga pjesa e parë e klipit, dy artistët vijnë me një tekst më të ngrohtë e një dedikim të bukur dashurie. “Na me u nda o marre, marre, marre! Krejt i bëj për ty e s’më vjen marre, marre, marre!”- thuhet ndër të tjera në refren. E nëse në pjesën e parë dy këngëtaret shfaqen në një ambient të mbyllur, një klip stil vintage, për “Marre” kanë preferuar natyrën.

Advertisement

Me një paraqitje të kuruar në detaje, zë që nuk ka nevojë për shumë fjalë, tekst fiksues dhe muzikë të cilës nuk i reziston dot pa lëvizur- pa frikë mund të themi se ky bashkëpunim i ka të gjitha dhe konkurron bindshëm çdo projekt tjetër për titullin “Hiti i verës”. Nëse s’na besoni, dëgjojeni vetë!

Kjo është hera e parë që dy artistët u bënë bashkë dhe duhet thënë se i kaluan pritshmëritë tona. Kujtojmë se kënga e fundit që Elvana ka publikuar është “Loti” që rezultoi shumë e suksesshme dhe po dëgjohet kudo. Shumë shpejt ajo pritet të sjell edhe një bashkëpunim me këngētaren rumune, Inna. Ndërsa, kënga e fundit e Yllit është “A ki me rrejt” teksa të tjera surpriza priten nga ai gjatë këtij sezoni.