Në këtë 41-vjetor, urimin më të bekuar Landi i West Side Family e mori nga djali i tij i vogël

Para disa javësh këngëtari i “West Side Family”, Landi Hysi, u bë baba për herë të parë i një djali. Këngëtari publikoi në rrjetet sociale një foto me djalin, duke ndarë lajmin e bukur me gjithë ndjekësit e tij.

Ditën e sotme artisti feston ditëlindjen që duket të jetë më e veçanta e tij, pasi këtë vit feston si baba. E mes shumë urimeve, më i veçanti është ai i Lucas, që është përcjell nga mami i tij, partnerja e Landit. Kjo e fundit ka postuar në Instastory një foto të Landit me të voglin, i cili fle gjumë mbi shpinën e tij.

Advertisement

“Gëzuar ditëlindjen papito”- shkruan ajo mbi foto.