Aktorja Eva Longoria së shpejti do të jetë nënë për herë të parë, por ende nuk ka menduar për emrin e bebit.
Ylli i “Shtëpiake të dëshpëruara” ishte e ftuara e radhës në emisionin “The Ellen DeGeneres Show” ku u përball me sugjerimet e Ellen-it, të cilat shkaktuan të qeshura pafund.
E nisim me Poquito Mas, Don Jolio apo Tequila Sunrise?
“Si emra pijesh alkoolike” ia ktheu Longoria.
Por Ellen nuk dorëzohet lehtë! Cindo De Mayo referuar festës mbi kulturën meksiko-amerikane më 5 maj, kur aktorja do të organizojë edhe baby shower. José Antonio Bastón është bashkëshorti meksikan i aktores së njohur, prandaj edhe moderatoja iu referua kësaj feste.
Eva Longoria është e lidhur me 49- vjeçarin në vitin 2015 ku u shfaq me një unazë me gur diamanti. Fëmija i tyre i parë do të vijë në jetë në qershor. Deri atëherë, çifti ka edhe pak kohë të mendojë për emrin e bebushit, se sugjerimet epike të Ellen me siguri nuk do ju duhen.