Marrëdhënia e tyre u komentua gjatë nga fansat dhe mediat rozë, deri në momentin që vete Klea Huta dhe Elgit Doda e pranuan publikisht lidhjen e tyre, duke u kthyer në një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar.

Dhe pse ata janë të tërhequr nga rrjetet sociale, pasi nuk postojnë shumë foto së bashku, kurioziteti i fansave është i madh për çdo dalje të tyren në publik.

Advertisement

Këtë herë çifti ka bërë një shaka të lezeçme, pasi kanë publikuar duetin e tyre të pare bashkë, ku këndojnë të dy. Edhe pse një video improvizuese, ata këndojnë në sintoni perfekte me njëri-tjetrin, këngën “E Dehun” të Nexhmije Pagarushës.

Na zunë hallet bashkë!”,-shkruan me humor Elgiti, ndërsa Klea shprehet: “Po qajmë hallet, pooor me piano këtë herë!”