Si çdo fillim sezoni mediatik edhe ky shtator do të sjellë ndryshime të reja në një nga mediat më të fuqishme shqiptare, Top Channel. Kur flasim për sezon të ri, pyetja e parë që na shkon në mendje është: A do të ndryshohen moderatorët që kanë qenë?

Në fakt përgjigjja është po dhe ka prekur të rinjtë e programit muzikor “Select në Top Channel”. Moderatorët që u përzgjodhën vitin e kaluar nga një audicion i gjatë me tetë konkurentë, ku vetëm katër prej tyre u përzgjodhën, nuk do të jenë më pjesë e këtij programi.

Advertisement

Image result for SELECT NE TOP CHANNEL

Për të mos mbetur vetëm në formën e një thashethemi, radionrg.al është lidhur me vetë moderatorët, të cilët kanë konfirmuar se kontrata e tyre nuk është rinovuar. E nëse jemi mësuar të dëgjojmë “Janë hapur audicione, aplikoni!”, kjo gjë nuk ka ndodhur për këtë projekt.

A do t’i zëvendësojë dikush tjetër brenda medias, apo projekti më i vjetër në Top Channel do të mbyllet përfundimisht?! Kësaj pyetjeje nuk mund t’i japim një përgjigje për momentin, por ajo që mund të themi me siguri është se Arditin, Kiarën, Mishelin dhe Liesën nuk do ti shohim këtë sezon të ri, trasmeton radionrg.al. Të paktën jo në Select në “Top Channel”.

Deri më tani drejtuesit e rinj të Top Channel na kanë treguar se nuk kanë gabuar, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se cfarë të rejash do të sjellin për publikun shqiptar.