Jeni mësuar prej dy vitesh me batutat dhe personazhet e tij, por këtë sezon artistik ai nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë.
Bëhet fjalë për aktorin simpatik, Olsi Bylyku ose Kimikatin siç e njohin të gjithë fansat dhe dashamirësit e tij.
Burime pranë “Chaud Patate” bëjnë me dije se menjëherë pasi përfundoi turin nëpër Shqipëri , “Verë dhe Portokalle”, Olsi i ka komunikuar drejtuesve të këtij show humoristik largimin e tij nga Portokalli. Nuk dihen ende arsyet e këtij largimi, por ajo që është e sigurt është se Kimikati nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve të Portokalli dhe se do t’i mungojë shumë show-t humoristik të së dielës në Top Channel.