I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte një nga aktorët dhe komedianët më të famshëm në Shqipëri, Julian Deda.

Pas shumë humori, bisedash rreth politikës dhe opinione negative mbi disa persona misteriozë, mjaftuan vetëm dy minutat e fundit të emisionit që aktori të nxirrte padashur disa sekrete rreth “Dancing With The Stars”.

Advertisement

Të gjithë e dimë se Jul Deda ka marrë pjesë në këtë emision në vitin 2010 si konkurrues dhe tani duket se do rikthehet sërish. Ok, këtë e kuptuam, por çfarë roli do të ketë konkretisht? Opinionist?! Prezantues?! Apo do të jetë pjesë e jurisë? Komediani buzëqesh dhe pohon duke tundur kokën se do të jetë pikërisht pjesë e jurisë.

I pyetur nga Julka nëse do i “masakronte” konkurrentët, Deda tha duke qeshur: “Do i degjeneroj, jo masakroj, madje…(këtu ishte gati duke bërë të ditur një emër nga pjesëmarrësit, por u përmbajt dhe qeshi me të madhe).

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: