Ekskluzive, “Chaud Patate”/ Jona Spahiu në pritje të një…

Muajin e kaluar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio (nga e hëna në të premte, 8:00-11:00 në 106.6fm) u zbulua lajmi se moderatorja simpatike e Digitalb, Jona Spahiu do të martohej së shpejti, dhe kjo u konfirmua pak më vonë nga vetë moderatorja, e cila pak ditë më parë zbuloi ftesat e dasmës që do të mbahet në 6 qershor.

Nga ana tjetër, Jona Spahiu po përflitet se është shtatzënë. Disa burimeve të afërta të çiftit i thanë për moderatorët e “Chaud Patate”, Flor Gjini, Suada Daci dhe Rudi Deda, se ajo është vërtëë shtatzënë dhe është në pritje të një djali.

Advertisement

Duke marrë parasysh që lajmi i dasmës që u dha në “Chaud Patate” rezultoi i vërtëtë, tani prisni që së shpejti Jona dhe Frenkli të bëhen me djalë.

Kujtojmë që Jona dhe i dashuri i saj, Frenkli, janë njohur në ambienet e Digitalb, pasi ai është komentator sportiv aty. Nga dy kolegë, çifti simpatik shumë shpejt do të bëhen burrë e grua dhe më pas prindër të një djali, që me siguri po pritet me padurim nga çifti. /radionrg.al/