Këngëtari i “Backstreet boys” i është shtuar listës së meshkujve të akuzuar për sulm seksual.
Melissa Schuman, aktore dhe këngëtare, që e ka takuar grupin para 15 vjetësh, pretendon se Carter e ka sulmuar kur ai ishte 22 vjeç.
“Jam i shokuar dhe i dëshpëruar nga akuzat e zonjushës Schuman. Melisa kurrë nuk më ka lënë të kuptoj që nga koha kur ishim bashkë se gjithçka kemi bërë nuk ka qenë me konsensus. Ne kemi regjistruar një këngë bashkë dhe performuar gjithashtu, por kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë gjë, afër dy dekada më vonë. Është kundër natyrës time që të lëndoj dikë qëllimisht”, është shprehur ish solisti i një prej grupeve më të njohur të viteve ’90.