Nëse është një rastësi, është një rastësi e bukur.

Dy vëllezerit, Taulant dhe Granit Xhaka kanë postuar brenda ditës së sotme foto të partnereve përkatëse me dedikime mjaft të përzemërta ndaj tyre. Madje mund të themi që edhe dedikimi ka qenë i njëjtë për të dyja palët. E ka nisur Graniti me postimin në Instagram të tashmë gruas së tij, Leonitës, ku shkruan: My everything.

Ky postim është ndjekur dhe nga Taulanti disa orë më pas i cili ka postuar po ashtu një foto me të dashurën, Arbnorën, mbështetur në gjoksin e tij, shoqëruar me fjalët “My love, my everything”. Çfarë ka ndodhur që dy futbollistët janë bërë njëkohësisht romantikë? Apo thjesht dashuritë e mëdha mendojnë dhe veprojnë njësoj.