Edhe FB mundëson fshirjen e fotove dhe mesazheve

Pas aplikacionit të WhatsApp, edhe Messenger u jep mundësi dërguesve të penduar që fotot që dërgojnë gabimisht ose pa i menduar gjatë mund t’i anulojnë para se marrësi t’i shohë ato.

Përdoruesit do të kenë 10 minuta kohë për ta rishikuar atë, mbas kësaj nuk mund të fshihet më.

Advertisement

Mundësia e eliminimit të mesazheve ishte njoftuar nga FB që pranverën e kaluar, pasi disa gazeta kishin zbuluar se Mark Zuckerberg dhe menaxherët e tjerë të FB, ishin në gjendje të fshinin mesazhet e dërguara në Messenger, një mundësi që nuk u jepej përdoruesve.

Vetëm në këtë mënyrë rrjeti social siguroi përdoruesit që në të ardhmen ky funksion do të ofrohej për të gjithë.

ROMË, 8 nëntor /ATSH-ANSA/