U bënë dy vite që kur Ed Sheeran hodhi telefonin e tij…

I vetmi rrjet social që ai përdor është Instagram, dhe këtë e ka festuar pikërisht në profilin e tij. Këngëtari 26-vjeçar fshiu edhe llogarinë e tij në Twitter, ku kishte 20 milionë ndjekës, kur u “sëmur” nga abuzimi i njerëzve që nuk e pëlqenin atë dhe këngët e tij. Dhe duket se ai nuk kthen kokën pas. Duke folur për “The Sun”, ai thotë se jeta e tij është përmirësuar “masivisht” që kur la rrjetin e mikroblogut.

Advertisement

“Të gjitha gjërat që shpërthejnë në Twitter, janë shumë, shumë, shumë negative. Asgjë nuk festohet”, ka thënë këngëtari.

Në postimin e tij në Istagram Ed Sheeran i ka shpjeguar fansave arsyen e pushimit të tij 5-vjeçar me premtimin se shumë shpejt do të dalë në treg albumi tij i tretë. Krah fotos ai shkruan: Dy vite që kur hodha telefonin tim.

“Përshendetje të gjithëve! Për pak kohë po marr një pushim nga telefoni, email-et dhe rrjetet sociale. Edhe pse këto 5 vitet e fundit kanë qënë një udhëtim i mrekullueshëm për mua, përsëri e gjej veten duke parë botën përmes ekranit dhe më pak përmes syve, kështuqë po shfrytëzoj rastin të udhëtoj aty ku nuk kam qënë ndonjëhëerë më parë dhe të bëj gjithë ato gjëra që kam humbur deri tani. Familjes, miqve dhe fansave të pritje të albumit tim të tretë që është në punë e sipër dhe është projekti më i mirë që kam bërë ndonjëherë deri tani, ju them se nëse më duan, do më kuptojnë për këtë “pushimin” tim për pak pak kohë. Shihemi vjeshtën tjetër dhe ju falenderoj që jeni kaq të mrekullueshëm.”,- shkruan këngëtari në postimin e tij në Instagram.