Ajo është konsideruar si një nga vajzat britanike më me stil dhe kohët e fundit ka nxjerrë në treg koleksionin e saj të rrobave nën emrin, Alexa Chung.

Nëse jeni të apasionuar pas modës me siguri keni dëgjuar për modelen 34-vjeçare si dhe për lidhjet e saj me shumë yje të famshëm si Alex Turner i Arctic Monkeys apo aktori i “True Blood”, Alexander Skarsgard.

Advertisement

Por Chung refuzon të përjashtojë mundësinë  për të rënë në dashuri me një femër, duke pranuar se ka humbur shumë kohë me mshkujt dhe se dëshiron të realizojë përvojën e saj të parë brenda të njëjtit seks.

“Kam humbur shumë kohë për të realizuar humbjen e virgjërisë sime lesbike,”-tha ajo për revistën PORTER, duke shtuar: “Por unë thjesht mendoj se është shumë modë e vjetër të presësh nga dikush. Mendoj se të gjithë janë në një spektër të asaj që ata preferojnë.

Unë kurrë nuk e kam hedh poshtë idenë për të pasur marrëdhënie seksuale me një femër. Por nuk jam tërhequr akoma seksualisht nga asnjë.”

Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk e kupton pse njerëzit duhet të martohen me patjetër dhe të kalojnë jetën vetëm me një person.