E vërteta e lidhjes së Majk-ut me vajzën 18-vjeçare

Ditën e djeshme në të gjitha mediat rozë u publikua lajmi se reperi Majk pas ndarjes nga Melita Nushi kishte gjetur një të dashur të re, pasi ishte parë nën shoqërinë vajzës 18-vjeçare nga Tirana të quajtur Kejda.

Megjithatë duket se ajo nuk e ka pëlqyer fare këtë lajm dhe e ka mohuar, duke thënë se nuk është në lidhje me reperin, kanë vetëm një marrëdhënie miqësore.

Advertisement

Ditën e sotme ka qenë vetë Kejda që e kontaktuar nga “Jeta Osh Qef” ka thënë:

“Ai këtë lajm e ka marrë me sportivitet, ama mua më vjen inat se jam femër e s’do doja të më dalin fjalë kot së koti. Po ça me bo! Kjo është Shqipëria! Vetëm me shpikje e fjalë lart e poshtë merren njerëzit,” ka thënë ajo.

Ndërkohë vajza ka publikuar edhe bisedat me Majkun pas lajmit, ku duket qartë se mes tyre nuk ka akoma një lidhje dashurie.